Liverpool festë në fatkeqësinë e Bayern, Muller dënohet për të dy ndeshjet

Liverpool ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes me Bayern Munich, të cilët janë tronditur  nga UEFA.

Sport

11/01/2019 11:39

Ylli i Bayern, Thomas Muller është dënuar me dy ndeshje nga UEFA, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të paraqitet në asnjërën nga ndeshjet me Liverpool, transmeton lajmi.net.

Ndeshjet do të jenë të vlefshme për fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve, dhe Muller do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e tij.

Arsyeja e dënimit është ndërhyrja e tij “horror” ndaj Nicolas Tagliafico, në ndeshjen 3:3 kundër Ajax.

Muller i kishte kërkuar falje personalisht lojtarit pas ndeshjes, duke bërë të ditur se nuk ka qenë ndërhyrje e qëllimshme.

Megjithatë dënimi i UEFA për lojtarin është me dy ndeshje. Klopp duhet të jetë i gëzuar nga ky lajm. /Lajmi.net/