Liverpool ‘dhunon’ Arsenalin

Liverpool i dha leksion Arsenalit duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1 në Anfield. Reds e dominuan liderin e Premierligës duke e dominuar nga fillimi e deri në fund. Martin Skrtel kaloi vendasit në epërsi ende pa kaluar një minutë lojë. I njëjti futbollist shënoi sërish me kokë pas një rivënie nga këndi në…

Sport

08/02/2014 14:40

Liverpool i dha leksion Arsenalit duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1 në Anfield.

Reds e dominuan liderin e Premierligës duke e dominuar nga fillimi e deri në fund. Martin Skrtel kaloi vendasit në epërsi ende pa kaluar një minutë lojë.

I njëjti futbollist shënoi sërish me kokë pas një rivënie nga këndi në minutën e 10’të kurse për t’i treguar Arsenalit se nuk ka qka të kërkojë në Anfield u përkujdes Raheem Sterling i cili realizoi nga afërsia për 3:0 pas një asistimi nga Suarez, në minutën e 17’të.

Vetëm tre minuta më vonë, Daniel Sturridge u gjend përball portierit Simon Mignolet dhe e shtoi avantazhin e vendasve, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pas intervalit, Sterling shënoi në minutën e 52’të për 5:0, kurse krejt çka arriti të bënte Arsenali ishte të realizojë golin e nderit nëpërmjet Mikel Artetas nga penalltia.

Pas kësaj humbje të rëndë, Arsenali rrezikon të humb kreun e tabelës nga Manchester City dhe Chelsea që takohen sot me Norwichin përkatësisht Newcastlen.