Liverpool, dështon transferimi i Remy

Loic Remy nuk do të transferohet në Liverpool, ashtu siç pritej. Reds kanë hasur në disa anomali tek sulmuesi francez, gjatë vizitave mjekësore.

Sport

27/07/2014 18:07

Transferimi i Loic Remy në Liverpool ka dështuar. Klubi nga Anfield Road duke se ka hasur në disa anomali, gjatë vizitave mjekësore që i zhvilloi futbollisti francez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjenden Reds në fazën përgatitore.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik, Telegraph. Me këtë rast, Liverpooli nuk do ta transferojë futbollistin nga Queens Park Rangers, i cili e kishte vendosur çmimin 12 milionë euro.