Liverpool bën gjest madhështorë, i bën befasi tifozit të verbër që u bë ‘hit’ në mediet sportive

Liverpool arriti ta fitonte ndeshjen dramatike ndaj Napolit 1:0 për të siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sport

21/12/2018 14:45

Goli që çoi Liverpoolin në 1/8 e garës elitare për klube të Evopës u shënua nga Mohamed Salah, në minutën e 8’ të ndeshjes.

Goli i Salah bëri që tifozët të shpërthejnë në festë në ‘Anfied Road’, dhe një video nga ky ndeshje është shndërruar në hit absolut në rrjetet sociale.

Dy miq së bashku kanë festuar këtë sukses në stadiumin e Liverpoolit, dhe njëri prej tyre ishte i verbër. Miku i tij, i përshkroi veprimin e golit të Salah në detaje, shkruan lajmi.net.

Pasi kjo video dhuroi emocione të jashtëzakonshme duke pushtuar mediet sportive, Liverpool ka bërë një gjest të madh, duke e ftuar tifozin e verbër në qendrën stërvitore të skuadrës.

Tifozi i verbër ka takuar trajnerin Jurgen Klopp dhe yllin e skuadrës Mohamed Salah, me të cilët shkëmbeu disa fjalë.

Nga ky i fundit, tifozi mori dhuratë edhe një fanellë.

Vërtetë diçka e jashtëzakonshme./Lajmi.net/