Liverpool befason me portierin e parë për sezonin e ri

Liverpool ka befasuar tifozët me vendimin rreth portierit.

Sport

05/07/2018 10:29

Lloris Karius do të jetë portier i parë i Liverpoolit, edhe në sezonin e ri.

Mediat angleze raportojnë se menaxheri Jurgen Klopp nuk planifikon të blejë portier të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Karius u kritikua ashpër për gabimet në humbjen nga Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai prapë do të jetë në portën e “Reds” për edicionin e ri. /Lajmi.net/