Liverpool barazon me WBA’n

Liverpool nuk arriti më tepër se një barazim në udhëtim te West Bromwich Albion, në kuadër të xhiros së 24’të në Premierligë. Dueli nisi mbarë për Reds që kaluan të parën në epërsi me golin nga sulmuesi Daniel Sturridge pas 24 minutash lojë, në asistimin e Luis Suarez. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal…

Sport

02/02/2014 15:45

Liverpool nuk arriti më tepër se një barazim në udhëtim te West Bromwich Albion, në kuadër të xhiros së 24’të në Premierligë.

Dueli nisi mbarë për Reds që kaluan të parën në epërsi me golin nga sulmuesi Daniel Sturridge pas 24 minutash lojë, në asistimin e Luis Suarez. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të mysafirëve.

Por, pas intervalit skuadra e menaxherit Brendan Rodgers nuk arriti të dyfishojë avantazhin kurse vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin me Victor Anichebes në minutën e 67’të.

Dhe, ky doli të jetë epilogu përfundimtar i takimit mes skuadrave që i ndanë pikët. Liverpool mbetet i katërti me 47 pikë, dy më tepër se rivali i qytetit Everton, i pesti.