Liverpool apo Man Utd? Shaqiri zgjedh klubin e ri!

Xherdan Shaqiri nuk ka dyshime se ku do të luajë në sezonin e ri.

Sport

11/07/2018 13:13

Xherdan Shaqiri dëshiron vetëm Liverpoolin.

Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Zvicrës do të ndërrojë skuadër këtë verë pas rrëzimit të Stoke City-it në Championship.

Në ishull janë disa klubet që interesohen për ish lojtarin e Interit por në pole-position qëndron Liverpooli pasi edhe vetë Xherdani dëshiron të transferohet në Anfield Road.

Pistat Manchester United dhe Southampton ka rënë poshtë tashmë pasi Shaqiri ua ka bërë të qartë drejtuesve të Stoke që ta shesin te The Reds, transmeton “SS”.

Për 13 milionë Paund Stoke City është gati ta lërë të lirë lojtarin dhe nëse Liverpooli e paguan këtë shifër atëherë Xherdan Shaqiri do të vendoset nën urdhrat e Jurgen Klopp.