Liverpool, 60 milionë funte për përforcime

Liverpool do të shpërblejë menaxherin Brendan Rodgers me 60 milionë funte për angazhimin e transferimeve gjatë afatit kalimtar të verës, pas pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/04/2014 10:39

Liverpool është i gatshëm të shpërblejë menaxherin Brendan Rodgers me 60 milionë funte në dispozicion për përforcime, pas rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Reds do të luajnë në garën elite të klubeve evropiane në edicionin e ardhshëm, pas një mungese të gjatë, dhe bordi i klubit dëshiron të përkujdeset që ata të mbeten aty.

Sipas njoftimeve, John W Henry ka njoftuar Rodgersin se do të ketë 60 milionë funte për afatin kalimtar të verës në mënyrë që të shtojë fondin e futbollistëve kualitativ në Anfield.

Liverpool tashmë spekulohet me një numër të ndryshëm objektivash, me yllin e Real Madridit, Karim Benzema dhe mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Marcel Schmelzer në mesin e atyre që thuhet se kërkohen nga Rodgers.

Reds pritet të transferojnë së paku tre futbollistë të rinj pas rihapjes së afatit kalimtar, pa marr parasysh se a do të fitojmë titullin këtë sezon ose jo.