LIVE: Puigdemont mban fjalimin e pavarësisë: Katalonia, çështje europiane

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont po mban fjalimin e pavarësisë së rajonit me 7.5 milionë banorë.

Bota

10/10/2017 19:38

Puigdemont tha se katalanasit duan qetësi dhe jo zhurmë dhe kërkojnë pavarësinë e vendit të tyre. “E vetmja mënyrë për të ecur përpara është liria dhe demokracia. Katalanasit janë lodhur me dhunën e ushtruar nga Madridi. Ne duam liri dhe pavarësi. Katalonja, jo një çështje e brendshme, por europiane. Kemi vlerësuar rezultatet e referendumit dhe del se katalanasit duan pavarësinë në shumicë dërrmuese. Falënderoj këdo që dha mendimin e vet për këtë çështja. Çështja e Katalonjës është serioze”, tha ai ndër të tjera. Pugdemont u shpreh se punonjësit janë përballur me kërcënime.

Numri një i shtetit të Katalonjës theksoi se pavarësisht se rezultatet e referendumit ishin për “po” thuajse absolute, prapë u kërkua dialogu. Puigdemont nënvizoi se policia iu ka mohuar njerëzve të drejtën për të votuar dhe se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. “Kanë qenë 90 për qind e katalanasve që kanë votuar pro pavarësisë dhe kjo shifër tregon në mënyrë të dukshme se vendasit kanë një etje të madhe për të qenë të pavarësuar nga Madridi. Spanja ka qenë gjithmonë kundër nesh.  Policia nuk mundet kurrsesi që të ndalë masën e madhe popullore për liri dhe pavarësi. Janë plot 82 për qind e deputetëve që janë pro pavarësisë”, deklaroi ai.