LIVE /Nis seanca e Kuvendit, pritet transformimi i FSK-së në Ushtri

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

14/12/2018 10:20

Në këtë seancë pritet të votohen tri projektligje të cilat e mundësojnë  transformimin e FSK-së në Ushtri, raporton lajmi.net.

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë deklaruar se do të votojnë pro këtyre projektligjeve.

Ndërsa Lista Serbe është deklaruar kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pas votimit të projektligjeve, sot në orën 17:00 do të mbahet një ceremoni në objektin e MFSK-së. /Lajmi.net/