Live nga ngjarja e Apple: Facebook Messenger tani edhe në Apple Watch

Në ngjarjen e madhe që Apple është duke e mbajtur në San Francisko aktualisht, ka prezantuar aplikacionet e reja për orën e mençur.

Auto & Tek

09/09/2015 19:16

Tani përveç aplikacioneve që tashmë i kemi ditur se janë në këtë orë është shtuar edhe Facebook Messenger – që është aplikacioni i parë i Facebook në orën e Apple.

Një aplikacion tjetër mjekësor i quajtur Airstrip u prezantua për orën e Apple, që u jep doktorëve një pamje më të mirë të shëndetit të pacientëve, duke treguar në kohë reale rrahjet e zemrës dhe të dhënat e tjera.

apple-iphone-6s-live-_0250

Aplikacioni është shumë i mirë edhe për shtatzënat, duke shfaqur në kohë reale rrahjet e zemrës dhe gjendjen aktuale të bebes.

Ndryshe, janë shtuar edhe disa opsione të reja të ngjyrave të orës. (Lajmi.net)