LIVE: Mijëra turq në rrugë në mbështetje të Erdoganit (Video)

Mijëra turq u mblodhën në kryeqytetin turk Ankara dhe qytete të tjera në përkrahje të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan, dhe partisë së tij, pas grushtit të shtetit të dështuar, përpjekje kjo e bërë nga ushtria.

Bota

17/07/2016 21:44

Grupe të mëdha të njerëzve valëvisnin flamuj turq të cilët u mblodhën në sheshin ‘Kizilay’ në Ankara dhe në sheshin ‘Taksim’ në Stambollit, transmeton lajmi.net.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë dhe të vazhdojë të mbrojnë  demokracinë turke, raportoi AP.

Protesta të ngjashme u organizuan edhe para rezidencës presidenciale në Stamboll, qytetin më të madh kurd Dijarbakir, si dhe në qytetet në bregdet – Izmir dhe Antali, njoftuan media vendase.

Të paktën 290 persona u vranë në përleshjet kur një pjesë e lidershipit ushtarak turk të premten në mbrëmje u përpoq të bëjnë grusht shtet. /lajmi.net/