LIVE: Gjithçka gati për shortin e Ligës së Evropës

Liga e Kampionëve ka zbuluar çiftet që do të përballen në 1/16 e finales.

Sport

17/12/2018 12:35

Liverpool do të përballet me Bayern Munichun, Atletico Madrid me Juventusin, ndërsa Manchester United me PSG-në.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 12 dhe 13 shkurt, ndërsa pas pak do të hidhet shorti i Ligës së Evropës.

Liga e Evropës do t’i sjellë çiftet duke filluar nga ora 13:00, e që do të kemi disa ekipe të mëdha si, Chelsea, Inter, Arsenal, Napoli, etj.

Ndeshja e garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë do të zhvillohen më 14 shkurt, ndërsa ju lexues të nderuar do të informoheni me kohë për përballjet që do të caktohen. /Lajmi.net/