LIVE: Debati Rama-Vuçiq në Vjenë (Video)

"Shqipëria dhe Serbia po bëjnë shumë për Ballkanin". Kështu e ka vlerësuar përpjekjen e përbashkët të dy vendeve, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në Ballkan, Kryeministri Edi Rama, në nisje të debatit televiziv me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

31/08/2015 21:40

Gjatë debatit, dy liderët u zotuan se do të bëjnë më të mirën për të rinjtë dhe se do të forcojnë bashkëpunimin për përshpejtimin e integrimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve për projektet e përbashkëta rajonale të paraqitura në Samitin e Vjenës më 27 gusht.

Vuçiq vlerësoi autostradën Nish-Prishtinë-Durrës duke u shprehur se është një projekt për të cilin është punuar shumë.

I pyetur si mund të stimulohen të rinjtë e rajonit për të arritur tregun e punës, ai tha se ata duhet të edukohen me sipërmarrjen e lirë, por njëherësh duket një reformim i legjislacionit të punës dhe ndërlidhje e tregut të punës dhe shkollimit.

Ndërsa Vuçiq u shpreh që në nisje se e pranon që serbët kanë pasur qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

“Besoj se vazhdoj ta kenë. Që të mos jetë më kjo, ne duhet të njihemi. Nëse dikush se kjo nuk është arsye e mjaftueshme, që të fillojmë të bashkëpunojmë, ai nuk e kupton të ardhen dhe do të vdesë me pikëpamjet naive në të kaluarën”, theksoi Vuçiq, i cili e quajti Ramën një lider botëror, ndërsa veten e tij një lider lokal.

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një debat gjatë Samitit dyditor të Vjenës, i cili po transmetohet sot për herë të parë për publikun.

Debati i regjistruar në emisionin Okruzenje (Fqinjësi) ka nisur të transmetohet në orën 21:00 në TVSH, si dhe njëherësh në televizionet e rajonit.

Debatin mund ta ndiqni KETU