Live: Apple prezanton Apple TV (Foto)

Apple ka prezantuar një Apple TV të ri.

Auto & Tek

09/09/2015 20:03

Pajisja e shumëpritur e Apple tashmë është këtu. Sot kompania ka prezantuar Apple TV me një dizajn të ri, punë më të shpejtë, telekomandë të re dhe disa veçori të reja duke përfshirë aplikacionin App Store dhe Siri-në.

“E ardhmja e TV-ve janë aplikacionet,” tha CEO i Apple, Tim Cook.

Apple TV punon shumë bukur me Siri-në, ku përmes zërit ju do të mund të zgjidhni të shihni filmat që dëshironi nga aktorët tuaj të preferuar.

Ju mund t’i thoni atij për shembull (në gjuhën angleze), “më shfaq filmat e Jason Statham” dhe filmat e tij do të shfaqen të gjithë menjëherë.

Përveç këtyre, në Apple TV do të ketë edhe lojëra. (Lajmi.net)
Screenshot_1

11995694_10207631142447176_31718465_n 11996991_10207631131166894_891015292_n 11997346_10207631130886887_1603902863_n 11997960_10207631142567179_735988956_n