Listës Serbe i pengojnë edhe konsultimet për krijimin e Ushtrisë, i quan provokime

Lista Serbe me një reagim e ka quajtur si provokim mundësinë që të nisin konsultimet për krijimin e parakushteve ligjore për formimin e Ushtrisë.

Lajme

18/11/2017 18:59

Ky subjekt politik e ka quajtur këtë veprim si “akt provokues”.

“Forcat e Armatosura të Kosovës janë provokim i një ministrie dhe një pjesë të forcave politike shqiptare. Kjo nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton lajmi.net

Tutje, Lista Serbe mundësinë e nisjes së këtyre konsultimeve e cilëson si për qëllime politike.

“Publikimi i informacioneve të tilla në media gjatë heshtjes parazgjedhore, dhe një ditë para balotazhit, tregon se qëllimi është afatshkrutër dhe politik”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe deputetët serbë vazhdimisht kanë deklaruar se Ushtria e Kosovës nuk duhet të krijohet.

Kurse zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ditë më parë theksoi se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/