‘Listat për deputet dhe ato të vettingut të mbushura me spiunë të ish-sigurimit’

Autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka arritur që brenda pak kohe të zbuloje disa ish-bashkëpunëtore në listat e kandidatëve për vetingun, por edhe ato të kandidatëve për deputetë.

Lajme

29/05/2017 12:57

Lajmin e bëri të ditur vetë drejtuesja e autoritetit, Gentiana Sula, mëngjesin e sotëm në Emisionin “7pa5” në Vizion +.

Sipas Sulës, autoriteti i ka ftuar të gjitha partitë që të verifikojnë listat e kandidateve, por kjo mbetet në dëshirën e subjekteve.

Ndërsa për sa i përket emrave në lidhje me Reformën në Drejtësi, ajo është një detyrim ligjor.