Listat e PS, ikin emrat e njohur

Listat e Partisë Socialiste nuk do të kenë brenda saj emra të njohur të politikës të cilët njoftuan moskandidimin.

Lajme

29/04/2017 19:13

Namik Dokle, deputeti më i vjetër, lajmin për moskandidimin në zgjedhjet e qershorit e ka bërë publik një vit më parë.

Artan Gaçi, deputet në dy legjislatura, me anë të një letre shpjegoi arsyet e moskandidimit, ndërsa pak orë para mbylljes së listës së socialistëve ishte nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leksaj, e cila deklaroi moskandidimin.

“Unë kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme. Kjo ka qenë zgjedhja ime e vendosur jo në minutën e fundit dhe natyrisht e diskutuar dhe me Ramën dje në drekë. Është një vendim që e kam marrë unë. Nuk do jem më në Parlament. Unë do dëshiroja të zëvendësohesha nga një e re”, deklaroi Leskaj.

Ndërsa Leskaj Largohet nga listat e socialistëve, aty do rikonfirmohet një nga deputetët më të vjetër që vjen nga LSI. Spartak Braho këtë legjislaturë ishte pjesë e listës së PS dhe ai do të qëndrojë sërish aty.