Lista Srpska, bashkëpunim me ata që do të kenë shumicën

Njëri prej udhëheqësve të Listës Srpska, Branimir Stojanoviq ka konfirmuar se ky subjekt politik që ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe se do të bashkëpunojë me atë që fiton shumicën e votave të shqiptarëve, por pa lënë anash edhe faktins e si janë sjellë liderët e caktuar shqiptarë ndaj të drejtave tës erbëve në Kosovë.

Lajme

29/06/2014 13:42

Lista Srpska do të bisedojë për ndërtimin e Qeverisë me këndo që mandatohet për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, deklaroi ai për gazetën Express.

“Lista Srpska nuk dëshiron që të zgjedhë kush do të jetë i pari i shqiptarëve në Kosovë. Për këtë le të vendos shumica shqiptare. Ne do të bashkëpunojmë me atë personalitet, i cili do të mandatohet”, ka thënë Stojanoviq.

Zyrtari i lartë i kësa partie dhe kryetar i Graçanicës ka thënë se po e presin edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’u qartësuar situata në aspektin juridik.

“Ne jemi në pritje të institucioneve relevante përkatëse të Kosovës që të japë mendimin e vet edhe Gjykata Kushtetuese dhe të merr aspektin juridik të qartë. Pas kësaj, ne presim edhe në kuptimin politik të qartësohet situata dhe në këtë aspekt të punohet më tutje”, ka shtuar ai.

Por, sipas tij, ky subjekt politik do të ketë parasysh edhe çështje të tjera kur të vendosë për bashkëpunim për formimin e qeverisë së re, përkatësisht faktit se si janë sjellë liderët e Prishtinës me të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Qëndrimi ynë rreth kësaj situate është që sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë. Ne si Lista Srpska jemi që të bisedojmë me të gjithë, por megjithatë, jemi mirë të informuar se çfarë qasjesh kanë pasur ndaj serbëve më herët të gjithë në skenën politike të Kosovës. Kjo ka të bëjë me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka shtuar Stojanoviq.