Lista Serbe: Vendimi i PZAP-it për përsëritjen e votimit në Partesh, është politik

Lista Serbe ka thënë se anulimi i rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Parteshit është një vendim politik i Prishtinës.

Lajme

04/11/2017 09:11

Sipas kësaj partie, kjo është mënyra më radikale në ndërhyjen e vullnetin zgjedhor të qytetarëve të nacionalitetit serb, transmeton lajmi.net.

“Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa është vënë në shërbim të atyre që duan të punojnë kundër komunave serbe, kundër vullnetit të popullit, miqve të instaluara detyra e të cilëve janë vënë në punë kundër interesave të popullit serb”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar KQZ-në për përsëritjen e votimit për kryetar komune në tri Qendra të Votimit në Partesh. Ky vendim ka ardhur pas ankesës që ka bërë kandidati për kryetar të Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq nga subjekti politikë GI Naroda Sloga, kundër vendimit të KQZ  për publikimin e rezultateve përfundimtare për kryetarë të komunave. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

PZAP vendos përsëritjen e votimit në tri Qendra të Votimit në Partesh (Dokument)