Lista Serbe reagon për prezencën e Njësive Speciale në Mitrovicë

Prezencat e forcave të shtuara të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë nxitur reagimin e Listës Serbe.

Lajme

26/03/2018 14:53

Së fundi ka reaguar zv/ministri i brendshëm që vjen nga Lista Serbe, Milan Radojeviq.

Ky i fundit ka thënë se nuk e ka pasur asnjë informacion në lidhje me dërgimin e Njësive Speciale në Mitrovicë, transmeton lajmi.net

Radojeviq ka deklaruar se me këtë çështje është marrë vetëm Policia e Kosovës, dhe ai nuk ka pasur çasje në këto informacione.

Ndryshe, një numër i serbëve aktualisht janë mbledhur para objektit të Gjykatës në Veri. /Lajmi.net/