Lista Serbe nuk garon me Pantic’in

Vladeta Kostic nga Lista Serbe pohon se Pantic s’do të jetë Kandidat për Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të përsëriten në këtë Komunë.

Lajme

23/01/2014 21:04

Krstimir Pantic, i cili në zgjedhjet e fundit lokale fitoi garën në Mitrovicën e Veriut, por që e humbi mundësinë për ta drejtuar këtë Komunë, për shkak se refuzim të betohej me simbolet e Kosovës, nuk do të jetë Kandidati i Listës Serbe kur zgjedhjet do të përsëriten.

Vladeta Kostic nga Lista Serbe, siç raporton Kosovapress, i ka pohuar Klan Kosovës se munden edhe pa njeriun që nuk deshi të bëhet Kryetar.

“Pantic sigurisht se nuk do të jetë kandidati ynë për Kryetar në Mitrovicë. Lista Serbe ka në sy disa persona, por ende nuk kemi një emër. Nëse ky kandidat votohet për Kryetar, detyrohet t’i respektojë rregullat. Pantic nuk dëgjoi Serbinë, por më e keqja është se ua ktheu shpinën votuesve të tij”, ka thënë Kostic për Klan Kosova.