Lista Serbe nesër në grevë për shkak të rivotimit në komunën e Parteshit

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të lejojë rishikimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve në komunën e Parteshit.

Lajme

05/11/2017 17:31

Kjo parti ka bërë të ditur se nesër do të shpall grevë paralajmëruese një orëshe në organet e vetëqeverisjes lokale me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

“Për shkak të përpjekjeve për të manipuluar vullnetin e votuesve në komunën e Parteshit dhe moslejimin që në krye të komunës të vendoset kandidati i Listës Serbe i cili fitoi në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, së bashku me kryetarët e komunave në të gjitha komunat me shumicë serbe nesër që nga 8:00-9:00 do të pezullojmë punën e organeve të vetëqeverisjes lokale”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe./Lajmi.net/