Lista Serbe mungon në seancën për demarkacionin

Deputetët e Listës Serbe aktualisht nuk janë prezent në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca për demarkacionin.

Lajme

20/03/2018 16:46

Zyrtarë të kesaj partie gjatë ditës kishin qëndruar në kuvend, mirëpo më vonë janë larguar.

Nga Lista Serbe nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në qoftë se do të marrin pjesë në seancë, pritet të merret vendimi së shpejti.

Kuvendi aktualisht është duke zhvilluar seancën për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo është tentativa e katërt për votimin e kësaj marrëveshje.

Për ratifikimin e Demarkacionit duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka Kuvendi, ndërsa vota për të është njëri nga dy kushtet e mbetura të Kosovës të vendosura nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave.