Lista Serbe lëshon seancën ku do të votohet për projektligjet e FSK-së

Lista Serbe e ka braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës pak minuta para se të hidhen në votim tri projektligjet për Ushtrinë.

Lajme

18/10/2018 12:23

Pasi Igor Simic nga Lista Srpska ka treguar se përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë, të gjithë deputetët e e Listës Srpska kanë liruar sallën e Kuvendit.

Simic mbajti një fjalim të shkurtër ku shprehi qëndrimin kundërshtues të Listës Serbe, para se ky grup të braktiste seancën.

Ai tha se transformimi i FSK’së në ushtri nuk është në interes të komuniteteve.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka thënë se Lista Serbe nuk i përfaqëson të gjithë serbët e Kosovës, sepse sipas tij shumica prej tyre janë pro formimit të Ushtrisë.