Lista Serbe kundërshton FSK-në edhe në mbledhjen e qeverisë

Përfaqësuesit e Listës Serbe po e tregojnë haptasi kundërshtimin ndaj Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Lajme

23/03/2018 11:43

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.

Anëtarët e qeverisë nga Lista Serbe kanë abstenuar ndaj kërkesës së ministrit të FSK-së për ndarjen e disa fondeve për prodhimin e mjeteve për FSK-në, raporton lajmi.net

Rrustem Berisha ka kërkuar për pagesën e paradhënies në vlerë 30% për prodhimin e disa mjeteve të blinduara dhe të pablinduara.

Kjo kërkesë është miratuar edhe në qeveri përkundër abstenimit të Listës Serbe. /Lajmi.net/