Lista Serbe kthehet në Kuvend

Deputetët dhe përfaqësues të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës pas më shumë se pesë muajsh mungese po marrin pjesë në një seancë të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

30/03/2017 10:53

Subjekti serb e pati filluar bojkotimin e institucioneve të Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën në tetorin e vitit të kaluar.

Kështu, deputetët serbë rrezikonin t’i humbnin mandatet pasi në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit, deputetët që mungojnë 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit, e humbin mandatin e deputetit.

Drejtuesit e Listës serbe, ditë më parë kanë thënë se po kthehen në Kuvend për të kundërshtuar formimin e Ushtrisë dhe për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.