Lista Serbe kthehet në Kuvend, Simiq merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, është duke marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pasi e konfirmuar lajmin se do të kthehen në punimet e legjislacionit, raporton lajmi.net

Lajme

27/03/2017 12:19

Sot ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në ora 12, ndërsa Simiq ka ardhur në mbledhje.

Për disa muaj rresht Lista Serbe e ka bojkotuar punën e Kuvendit, duke kërkuar që të themelohet asociacionit i komunave me shumicë serbe.

Pas takimit në mes kryeministrit serb Vuçiq dhe kancelares gjermane Merkel, kjo e fundit thuhet se e ka bindur shefin e qeverisë serbe që ta kthej në Kuvedin e Kosovës Listës Serbë./Lajmi.net/