Lista Serbe do të votojë nesër pro Gjykatës Speciale (VIDEO)

Asnjë nga deputetët e Listës Serbe nuk do të mungojë të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

02/08/2015 21:01

E arsye se pse të gjithtë do të marrin pjesë në këtë seancë plenare, është votimi i amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Se të gjithë do të jenë prezent po garanton edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Stojanoviq i quajti të pakuptimta qëndrimet e opozitës në raport me Gjykatën Speciale.

Por, zëvendës kryeministri i Kosovës pranon se ka edhe serbë që kanë kryer krime.

Ai përsëriti qëndrimin se nuk do të votojnë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ndryshe amendamente kushtetuese për krijimin e Forcave të Armatosura, tashmë kanë arritur në Kuvend, por ato deri me tani as një herë nuk janë futur në rend dite.

YouTube player