Lista Serbe dëshiron bllok me partitë joshqiptare

Kreu i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se kjo listë paraqitet si faktor i pavarur politik në Kuvendin e Kosovës dhe se bashkëpunojnë vetëm me partitë joshqiptare, me të cilat dëshirojnë të krijojnë një bllok. 

Lajme

21/10/2014 01:01

Këtu para së gjithash mendohet në boshnjakë, ashkalij, goranë, romë dhe egjiptas, ka shtuar ai për. Sipas tij, një bllok prej afro 20 deputetëve në Kuvend do të përbënte një forcë relevante politike.

Ai ka thënë për TV Most, se iniciativa e Listës Serbe shihet në nxitjen e bashkëpunimit me deputetë të partive joshqiptare. Jabllanoviqi përsëriti se nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me partinë Thaçit dhe të Isa Mustafës, kurse ka shtuar se Lista nuk do të përkrahë asnjërin bllok që e fut në bashkëqeverisje Lëvizjen Vetëvendosje, “e cila haptas kundërshton bashkëpunimin me Beogradin”.