Lista Serbe: Deklarata e Arifit shuplakë e re e dialogut të Brukselit

Nëpërmjet një deklarate për media, Lista serbe theksojnë se nuk është e befasuar, por janë të zhgënjyer me qëndrimin e koordinatorit të Prishtinës për dialog me Beogradin.

Lajme

25/05/2018 21:29

Deklarata e shefit të ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, Avni Arifi, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, se është humbje kohe, Lista Serbe thotë se nuk është deklaratë befasuese, por janë të zhgënjyet me Arifin.

Sipas tyre deklarata e tij është “shuplakë e re e dialogut të Brukselit”, transmeton lajmi.net.

“Ne presim që Bashkimi Evropian, delegatëve të të cilit përfaqësuesit e Listën Serbe në takime disa herë u është përsëritur se krijimi i AKS-së është i detyrueshëm dhe i pamohueshëm për Prishtinën dhe se  marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht, një deklaratë e tillë paraqet qëndrimin e qartë të Prishtinës ndaj AKS-së dhe dialogut të Brukselit”, thotë reagimi i Listës Serbe.

“Megjithatë, ana e mirë e kësaj deklarate është se ne nuk kemi asnjë iluzion dhe konfirmon besimin e Presidentit Vuçiq, Drejtor Gjuriq por edhe gjithë popullin serb se Prishtina nuk do sinqerisht të përmbush obligimet e tyre”, thotë deklaratat e Listës Serbe. /Lajmi.net/