Lista Serbe: Askush nga ne nuk u takua me Mustafën për Ushtrinë

Lista Serbe mohon pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se përfaqësuesit e saj kanë negociuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Lajme

20/04/2017 19:37

Ata, për B92, pohojnë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe se nuk do të mbështesë Prishtinën që të formojnë forcat e armatosura, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kanë pasur takime me përfaqësuesit serbë për formimin e Ushtrisë, se arsyet për tërheqjen e tyre i ka mësuar në kontakte private, ku ai u njoftua se përfaqësuesit serbë janë të kushtëzuar dhe se ata nuk mund të marrin vendime pa qëndrimin e Beogradit. Lista Serbe mohon pretendimet Mustafa.

Mosmarrëveshjet politike mes anëtarëve të Listës Serbe, sipas Slobodan Petroviq, janë duke u përdorur nga institucionet e Kosovës për të arritur qëllimet e tyre të caktuar.

Përveç krijimit të Ushtrisë, Prishtina ka plane të tjera. Qeveria e Kosovës lajmëroi blerjen e helikopterëve të cilat janë thënë se janë thelbësor që Kosova të jetë gati për raste urgjente. /Lajmi.net/