Lista për çka? – Lajmi.net
Lista për çka?
Autori: Nezir Kraki LajmeOp-EdOpinionPolitikë 18:17, 23 May 2017
Unë s'kam prit shumë surpriza nga listat por megjithatë pata shpresu që disa nga deputetet e ketyre viteve t'fundit kanë me pase një fije turpi apo ndërgjegje që mos me uzurpu më ulëse t'Kuvendit n'kurriz të 2 milionë frymave të pashpresa që enden brenda kafazit Kosovë.

Pata shpresu që partitë këtë herë do pastroheshin nga disa profile sa t’mykura aq edhe t’gërditshme për opinionin dhe për Kosovën. Por Jo! Të njejtit janë renditë me logjiken “na duhet ky ose ajo” edhe pse kurrë gojën n’Kuvend s’e kanë qel, kurrë një shkrim s’e kanë botu, kurrë një fjalim s’e kanë mbajtë, kurrë një propozim s’e kane dorëzu…kurrë ftyrë s’kanë pasë.

Duket syrrealiste por nuk është film!

Nëse i analizoni listat me kujdes, në secilen parti (e sidomos ne keto dy koalicionet ricikluese) shumica absolute e kandidatëve janë të këtyre 17 viteve t’fundit. Me gjasë janë shpërbly për arritjet e deritashme. Plus shihet një lojë me levizjet e numrave në lista sa për efekt optik, që njerzia me mendu që pozita n’liste eshte vleresuese (lart) dhe denuese (poshte). Hajgare hesapi se bosat e listave e dinë prej tash që veç janë të zgjedhur.

Dmth, hiq disa aderime t’pafajshme për vitrinë, listat janë FULL me deputetë, politikanë, shoqëri civilo-poltike, gazetarë partiakë, analistë konspiracionistë, etj. që…

– janë dyshu, janë denu, janë turpnu,

– janë shit-ble, kanë dështu, kanë mashtru,

– kurrë n’Kuvend s’kanë folë as hallin kujt s’ia kanë ditë,

– Kosovën e kanë izolu, pasurite ia kanë shitë,

– Sot shpresë e kanë liberalizimin, jasht vendit me t’qitë.

S’po flas për programet se duhet me ia nis me vajtu e çuditet edhe Parisi n’mu. S’po e kujtoj as premtimin kryesor te shumices se partive, liberalizimin e vizave. Punësimi është kry.

***

P.s. KURIOZITET: Sipas listave, disa fshatra anekdotike me nga 400 banorë pritet t’i kenë nga 4 deputetë derisa Juniku im historik me afer 7 mijë banorë nuk e ka asnjë person në asnjë listë. Mos hezitoni me analizu vende tjera t’Kosovës për krahasime brutale.

Paris, 23 maj 2017

Fjalët kyçe: listat, Nezir Kraki

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown