Lista me emrat e futbollistëve që do të largohen nga Barcelona

Rafinha, Denis Suarez dhe Arda Turan janë treshja që pritet të largohen nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

11/11/2017 11:49

Barcelona është në kërkim të përforcimeve të reja.

Philippe Coutinho dhe De Ligt janë dy objektivat kryesore për afatin kalimtar të janarit.

Por, “Mundo Deportivo” shkruan se klubi katalan ka filluar të mendojë edhe për shitje.

Rafinha, Denis Suarez dhe Arda Turan janë treshja që pritet të largohen nga Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona synon që me shitjen e tyre t’i financojë blerjet e reja në ekip për pjesën e dytë të sezonit. /Lajmi.net/