Lista e yjeve që mund të ndryshojnë skuadër në janar

Paul Pogba dhe Ousmane Dembele kryesojnë listën e lojtarëve që mund të ndërrojnë skuadër në afatin kalimtar të janarit.

Sport

14/11/2018 17:51

Kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Shumë skuadra evropiane tashmë kanë identifikuar transferimet e mundshme, ku kanë filluar të punojnë për finalizimin e tyre.

Afati janarit si rrallë herë më parë, mund të bëjë që lojtarë të mëdhenj të ndërrojnë skuadër.

Në këtë listë janë edhe Paul Pogba që mund të rikthehet te Juventus, e po ashtu edhe Ousmane Dembele, që po kërkohet nga Liverpool

Jan Oblak, Alexis Sanchez, Aaron Ramsey dhe Nicolas Pepe, janë pjesë e listës që mund të ndryshojnë skuadër./Lajmi.net/