Lista e Spanjës për Botëror

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka bërë të ditur emrat e listës së gjerë prej 30 futbollistëve, të ftuar në skuadër për Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

13/05/2014 14:16

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka publikuar listën e gjerë prej 30 futbollistësh për Kampionatin botëror në Brazil.

Para listës përfundimtare me 23 futbollistë, të cilën Del Bosque do ta emërojë më 25 maj, ai ka përpiluar ftesat për një grup më të gjerë, nga i cili do të largohen shtatë emra, për grupin definitiv që do ta përfaqësojë kampionin në fuqi në Brazil.

Spanja do të zhvillojë dy ndeshje miqësore para Botërorit, kundër Bolivisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Portierët: Portieri: Casillas, Reina, De Gea.

Mbrojtësit: Sergio Ramos, Piqué, Albiol, Javi Martinez, Juanfran, Jordi Alba, Azpilicueta, Carvajal, Moreno.

Mesfushorët: Xavi, Xabi Alonso, Iniesta, Koke, Sergio Busquets, Cazorla, Iturraspe, Fabregas, Thiago Alcantara, Juan Mata, David Silva.

Sulmuesit: Pedro, Jesus Navas, Diego Costa, Torres, Negredo, Llorente.