Lista e Schindler del në ankand

Dokumenti që morri famë pas filmit të Steven Spielberg do të mund të shitet për rreth 2.3 milionë euro, në Shtëpinë e Ankandeve Moments in Time.

ShowBiz

10/03/2017 12:01

Një prej listave të vërteta të Shindlerit, dokumenti i përdorur nga Oskar Schindler për të shpëtuar më shumë se 1200 fëmijë çifutë nga Holokausti, do të dalë në ankand.

Dokumenti që morri famë pas filmit të Steven Spielberg do të mund të shitet për rreth 2.3 milionë euro, në Shtëpinë e Ankandeve Moments in Time.

Dokumenti me rreth 40 faqe ka datën 18 prill 1945 dhe përmban emrat e 801 grave e fëmijëve që u transportuan nga Polonia për në Çekosllovaki.

Dihet edhe për ekzistencën e tri listave të tjera, dy në Memorialin Yad Vashem dhe një në Muzeun e Holokaustit në Washington. KultPlus.com