Lista e lojtarëve me më së shumti tituj në ligat kryesore

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, sot (e shtunë) mund të shkruajë historinë në futbollin botëror.

Sport

22/12/2018 09:20

Ylli gjerman, ka mundësi të vendos një rekord të ri nëse Real Madrid fiton Kupën e Botës për Klube, ku në finalen e madhe takohet me Al Ain.

Në rast fitoreje të Real Madrid, për Toni Kroos ky do të ishte trofeu i pestë i Kupës së Botës për Klube, diçka që askush nuk e ka arritur më parë, shkruan lajmi.net.

Por kush janë lojtarët që kanë fituar më së shumti tituj në ligat e caktuara?

Kupa Evropiane  – Liga e Kampionëve

Gara elitare evropiane për klube ka një vend të veçantë të rezervuar për Don Paco Gento. Gjashtë nga 13 kupat e Evropës të Real Madridit e kanë të regjistruar emrin dhe mbiemrin e Gento, që këto tituj i ka fituar mes viteve 1956 – 1966.

Asnjë lojtar në histori, nuk ka arritur të fitoi gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve.

Copa Libertadores

Gara e njohur si Liga e Kampionëve për Amerikën Latine, ka katër ish lojtar të Boca Juniros që udhëheqin me tituj të fituar. Abbondanzieri, Guillermo Barros Schelotto, Hugo Ibarra dhe Battagli kanë fituar nga katër tituj të kësaj gare, më shumë se kushdo tjetër.

UEFA Cup – UEFA Europe League

Jose Antonio Reyes është ndoshta nga ata lojtarët që përcillet me një fakt serioz gjatë karrierës së tij në botën e futbollit, pasi ka fituar më shumë tituj ndërkombëtar sesa kombëtar. Ish lojtari i Sevillas, Atletico Madrid, Real Madridit dhe Arsenalit, ka fituar pesë tituj të UEFA Cup.

La Liga

Jo vetëm në Evropë ka pushtet Paco Gento, pasi edhe në nivel kombëtar në Spanjë nuk ka lojtar që i afrohet për tituj atij. Nga 19 sezonet që luajti në Ligën e Spanjës, ai ishte në gjendje të fitonte 12 tituj me fanellën e Real Madridit.

Premierligë

1, 2, 3, 4… dhe kështu më radhë deri në 13 tituj të Premierligës. Po flasim për Ryan Giggs, një legjendë të Manchester United.

Bundesligë

Dominimi dërrmues i Bayern Munich në këtë ligë, ka bërë që sukseset më të mëdha të mbajnë emrin e ish lojtarëve bavarez.  Scholl, Kahn, Lahm, Schweinsteinger dhe Ribery, janë lojtarët me më së shumti tituj të Bundesligës, gjithsej nga tetë.

Serie A

Miti, legjenda, shembulli… ose thjeshtë Gianluigi Buffon. Portieri aktual i PSG-së ka pasur një karrierë brilliante në Serie A te Juventus, me të cilën skuadër fitoi nëntë tituj kampioni, më shumë se kushdo tjetër./Lajmi.net/