Lista e Kosovës kundër Omanit

Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme për ndeshjen e radhës miqësore ndërkombëtare kundër Omanit më 7 shtator në Prishtinë. Kjo është lista e futbollistëve të ftuar.

Sport

04/09/2014 12:36

Skuadra e Kosovës është e gatshme për miqësoren e radhës. Selektori Albert Bunjaku ka kompletuar listën e futbollistëve të ftuar për ballafaqimin me Omanin më 7 shtator në Prishtinë.

“Gazeta Express” ka siguruar listën e lojtarëve të përzgjedhur nga Bunjaku për duelin e së dielës në kryeqytet.

Ekipi i Kosovës:

Portierë: Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Betim Berisha

Mbrojtës: Leart Paçarada, Shkodran Metaj, Ilir Berisha, Avni Pepa, Loret Sadiku, Fanol Përdedaj.

Mesfushorë: Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Enis Bunjaku, Imran Bunjaku, Kristian Nushi, Flamur Kastrati, Mentor Zhdrella.

Sulmues: Bersant Celina, Kushtrim Lushtaku, Dardan Rexhepi, Shpëtim Hasani.