Lista e golashënuesve më të mirë në La Liga

Barcelona rriti diferencën e pikëve me Real Madridin në xhiron që shkoi në La Liga, duke fituar 2:4 në udhëtim të Real Sociedad, teksa mbretërit u mposhtën në ‘Santiago Berbabeu’ nga Villarreali me rezultat minimal 0-1.

Sport

15/01/2018 18:17

Këto rezultate, bën që Barcelona t’i largohet në 19 pikë në renditje skuadrës kampione, Real Madridit.

Siç është Barcelona larg Realit në renditje, larg qëndrojnë edhe lojtarët në listën e golashënuesve.

Janë dy lojtarë të Barcelonës që kryesojnë renditjen e golashënuesve, me Messin që ka shënuar 17 gola, dhe Suarezin që vjen pas tij me 13 gola.

Në renditjen deri në 15, për çudi nuk zë vend asnjë lojtar i Real Madridit, që tregon më së miri formën e kësaj skuadre këtë edicion.

Renditjen e golashënuesve mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/