Lista e gjatë e trajnerëve që mund të zëvendësojnë Zidanen të Real Madrid

Real Madrid po përjeton pa dyshimin më të vogël sezonin më të dobët në dekadën e fundit.

Sport

15/01/2018 18:02

Pas 19 ndeshjeve, kampionët në fuqi kanë arritur të mbledhin vetëm 32 pikë, duke mbetur 19 pikë larg liderëve të Barcelonës.

Kjo situatë, nëse nuk zgjidhet në ndeshjet e ardhshme mund të shtyjë drejtuesit e Real Madridit që të rishqyrtojnë situatën e trajnerit Zinedine Zidane.

‘Goal.com’ ka bërë një listë prej 10 trajnerëve që mund të marrin drejtimin e Real Madridit nëse largohet Zinedine Zidane.

Në këtë listë, janë emrat e 10 trajnerëve të njohur, teksa një vend i është rezervuar edhe Jose Mourinhos, që në të kaluarën ka qenë trajner i Real Madridit, ku ka fituar edhe një titull të La Ligas./Lajmi.net/

Jose Mourinho

Massimiliano Allegri

9

Maurizio Sarri

8

Arsene Wenger

7

Leonardo Jardim

6

Marcelino Garcia Toral

5

Unai Emery

4

Mauricio Pochettino

3

Antonio Conte

2

Joachim Low

1