Lista e emrave të ‘deputeteve’ të LDK-së, Teuta ia sheh hairin veprës së babait

Teuta Rugova ia ka pa hairin veprës së babait. Përveç ditës së aderimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, asaj nuk i është dëgjuar zëri gjatë fushatës, por vajza e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka arritur të mbledh 28 mijë e 363 vota.

Lajme

16/06/2014 16:18

Madje edhe pse nuk e ka thënë asnjë fjalë, falë veprës së babës së saj, ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Teuta është e shtata në renditjen e politikanëve më të votuar të vendit.

Bazuar në listën e Qendrës për Numërimin e Rezultateve të siguruar nga lajmi.net, kandidatja femër më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës është Vjosa Osmani me 30 mijë e 431 vota.

Sipas rezultateve ende të pacertifikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e dytë e dalë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit dhe pritet të ketë 29 deputetë gjithsej, prej tyre sipas kuotës prej 30 për qind, 9 duhet të jenë femra.

Atëherë nëntë kandidatet më të votuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës sipas listës së siguruar nga Qendra për Numërimin e Rezultateve, të cilat kanë siguruar votat për të qenë deputete të Kuvendit të Kosovës janë:  

1 VJOSA OSMANI F 30,431
2 TEUTA RUGOVA F 28,363
3 LIRIJE KAJTAZI F 7,779
4 NJOMZA EMINI F 7,559
5 HYKMETE BAJRAMI F 7,439
6 SYNAVERE RYSHA F 5,941
7 ALMA LAMA F 5,855
8 TEUTA SAHATQIJA F 5,523
9 BESA GAXHERRI F 5,402

Kandidatët që nuk kanë fituar për të qenë deputete, por që kanë marrë një numër të konsiderueshëm të votave janë:

10 MIRJETA KALLUDRA F 4,900
11 DORUNTINË MALOKU-KASTRATI F 4,872
12 KIMETE BYTYÇI F 4,813
13 VLORA DUMOSHI F 3,738
14 KOSOVARE AZEMI F 3,255

Të tjerat kandidate nga lista e LDK-së kanë marrë nën tre mijë vota.

Ndërkohë kanë mbetur të numërohen edhe votat me kusht dhe me postë, prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund ta bëjë certifikimin e rezultateve derisa Qendra e Numërimit të Rezultateve t’ia konfirmoië se kanë përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave.