Lista e Barcelonës kundër Man Cityt

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka publikuar listën e fubollistëve të ftuar për ndeshjen e kthimit kundër Manchester Cityt, në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/03/2015 11:07

Barcelona pret sonte Manchester Cityn në Camp Nou, në ndeshjen e kthimit të vlefshmë për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, si zakonisht në ditën e lojës, trajneri i gjigantit katalan, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për duelin me Citizens.

Në të mungojnë Montoya, Douglas dhe Masip për arsye teknike, si dhe i lënduari Sergio Busquets.

Barcelona ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:1.

Lista: Ter Stegen, Claudio Bravo, Piqué, Rakitic, Xavi ,Pedro, Iniesta, Luis Suárez, Messi, Neymar, Rafinha, Mascherano, Bartra, Jordi Alba, Sergi Roberto, Adriano, Dani Alves, Mathieu.