Lista e Barcelonës

Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në të është një risi e madhe.

Sport

06/05/2015 11:09

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, risi e madhe në të është përfshirja e qendërmbrojtësit Thomas Vermaelen.

Kjo është hera e parë që Vermaelen ftohet në ekip prej kur iu bashkua gjigantit katalan nga Arsenali në verën e vitit të kaluar.

Lista: Ter Stegen,Bravo, Piqué, Rakitic, Sergio, Xavi, Pedro, Iniesta, Suárez, Messi, Neymar,Rafinha, Mascherano, Bartra, Jordi Alba, Adriano, Dani Alves, Vermaelen.