Lirohet nga QKUK drejtori në Komunën e Obiliqit

Agim Spahiu, Drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit i cili ishte sulmuar ne zyrën e tij, kishte pësuar gërvishtje dhe lëndime trupore, bëjnë të ditur në QKUK.

Lajme

03/07/2014 11:38

(E plotësuar)

Drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit, Agim Spahiu është pranuar në Qendrën Emergjente në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK). Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Ai tha se Spahiu kishte pësuar gërvishtje dhe lëndime trupore.

“Mund të ju konfirmoj se personi në fjalë ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente” .

“Mjekët e Qendrës Emergjente i kanë dhënë ndihmën mjekësore, i cili ka pas gërvishtje të ndryshme dhe lëndime trupore. Pas ndihmës  që ka marrë i njëjti është lëshuar për në shtëpi”, tha Fazliu.

——————————————————

Drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit, Agim Spahiu është sulmuar para pak minutash në zyrën e tij nga dy persona, për të cilët lajmi.net mëson se janë profesorët A.B. dhe L.S.

Sipas një burimi të lajmi.net, drejtori Sapihu është duke u dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë me veturën e ndihmës së shpejtë, pasi ka marrë lëndime trupore.

“Dy persona kanë sulmuar drejtorin Agim Spahiu, i cili në këto çaste po dërgohet në QKUK, më ndihmë të shpjet”.

“Dy sulmuesit kanë qenë profesorë të një shkolle të mesme dhe duket se problemi ka nisur rreth një konkursi që ka qenë i hapur për mësimdhënës në komunën e Obiliqit”, ka thënë burimi i lajmi.net.