Lirohet nga paraburgimi Enes Goga

Me kërkesën e prokurorit është liruar Enes Goga nga paraburgimi prej 30 ditëve i përcaktuar më herët. 

Lajme

02/10/2014 14:00

Imami nga Peja është liruar pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva.

Vendimi për lirimin e Gogës është bërë pas kërkesës së prokurorit Haki Gecaj të bërë gjatë ditë së hënë.

Enes Goga si dhe Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu dhe Enis Rama akuzohen për nxitjen e të tjerëve për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës.

Lirimin e Gogës e kanë mirëpritur disa të rinj pejanë, të cilët kishin dalë në rrugë për ta pritur.