Lirohet nga arresti shtëpiak kryetari i Zubin Potokut

Kreu i Komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës, është liruar nga arresti shtëpiak, konfirmoi sot EULEX-i. 

Lajme

23/12/2014 23:29

Stevan Vulloviq ngarkohet për organizimin e ikjes së Sllobodan Sovrliqit nga paraburgimi në stacionin policor.

“Heqja e masës së arrestit shtëpiak kundër të akuzuarit Stevan Vulloviq është urdhëruar me aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe vendimi ka hyrë në fuqi më 19 dhjetor”, i tha portalit “Kossev” zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq-Solomon, transmeton lajmi.net.

Vulloviq i tha sonte agjencisë serbe Tanjug se nga e mërkura pasdreke do të mund të japë më shumë detaje, pasi t’i dorëzohet vendimi në formë me shkrim. Vendimi për pezullimin e arrestit të Vulloviqit është marrë pas 12 ditësh të mbajtjes së tij në arrest shtëpiak.

Atij më 8 dhjetor, kur vullnetarisht është paraqitur në marrjen në pyetje nga ana e prokurorit ndërkombëtar në Mitrovicën e veriut, i ishte shqiptuar masa e paraburgimit shtëpiak në afat prej 30 ditësh.

Vulloviq ngarkohej për organizmin e ikjes së Sllobodana Sovrliqit nga stacioni policor në Zubin Potok në mars të këtij viti, transmeton lajmi.net.