Lirohet Kushtrim Avdimetaj, i dyshuari për sulm ndaj shtëpisë se kryeministrit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtrim Avdimetaj i cili u arrestua nga policë civilë sot një muaj në Prishtinë, është liruar nga paraburgimi për të vazhduar me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajme

14/04/2016 18:51

Avdimetaj u arrestua nën dyshimin se i njëjti ka kryer sulmin me molotov drejt shtëpisë së kryeministrit Isa Mustafa, raporton lajmi.net.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë vet Kushtrim Avdimetaj në Facebook.

“Të dashur shoqe e shokë, e dashur Lëvizja jonë,shpresojë që secilin prej jush te iu gjej mirë pas një muaji paraburgim (sa për t’iu njoftuar, tani kam masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji!); burgosjet na bëhen për të na frikësuar, por neve bëhemi dhe me të fortë, dhe vetëdijësohemi për rrugën e drejtë që kemi marrë, pra, shoqe e shokë neve duhet të na shtohen energjitë tona, sepse na “pret” rruge e vështirë. P.S.: Me këtë rast ju falenderojë përzemërsisht për urimet me rastin e ditëlindjes time. Shokët për mua janë të shenjtë”, ka shkruar ai./Lajmi.net