Lirohet Gafurr Dugolli, i arrestuari në Maqedoni sipas fletarresteve serbe

Është liruar Gafur Dugolli, shefi i protokollit në Ministrinë e forcës dhe sigurisë në qeverinë e Kosovës i cili ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë ditë më parë teksa kishte udhëtuar drejt Shkupit për t’u pajisur me viza në Ambasadën amerikane.

Lajme

19/03/2016 08:45

Pas lirimit të tij ai dha një deklaratë për media ku ka thënë se falënderon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysen, si dhe të gjithë akterët politikë shqiptarë për lirimin e tij, duke shtuar se nuk është keqtrajtuar nga Policia, por theksoi se kushtet në burg janë të tmerrshme.

Nga ana tjetër, u bëri apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë më të bashkuar se kurrë.

243444

Pas lirimit ai ishte u shoqërua nga ministrat e BDI-së, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, zëvendësministri i MPB-së, Zemri Qamili, pastaj nga Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Ai është arrestuar ditë më parë në Maqeodni, sipas fletarresteve serbe, ku reaguan të gjitha institucionet, madje u tha se ishin në kontakte të vazhdueshme me BE që një gjë e tillë të mos përsëritej nga Serbia. Kjo e fundit ka rifreskuar listën e të kërkuarve për krime në lufte, ku përfshihen qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve në Kosovë./Alsat M.