Lirohet futbollisti i Prishtinës

Ësshtë liruar Liridon Leci, mbrojtësi i Prishtinës që ndodhej në paraburgim që nga e diela pasdite.

Sport

02/05/2017 14:32

Lojtari është liruar sot dhe vendimin për paraburgim e ka quajtur absurd.

“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur”.

“Por, pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj qështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Liridon Leci i cili pas kësaj do të vendos për ankesat në instancat më të larta, shkruan Prishtinafc.com.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy